VIDEO/Kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore, procedohen 5 punonjës të...

VIDEO/Kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore, procedohen 5 punonjës të Bashkisë në Shkodër

51
0
Shares

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Policia në Shkodër ka proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Procedimet ndodhën pas një operacioni për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, në kuadër të planit të masave,  i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

“Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.  Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH”-informon policia.

Policia shprehet se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/399690370703389/?t=8

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY