U gjet i pajetë me çiften pranë, policia jep detajet e para...

U gjet i pajetë me çiften pranë, policia jep detajet e para nga ngjarja

62
0
Shares

Policia ka dalë me deklaratën zyrtare të ngjarjes në Shkodër, ku u gjet i pajetë një burrë. Sipas tyre, viktima është 42-vjeç dhe nuk i janë parë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa burimet më parë thanë se grupi hetimor ka gjetur nje cifte prane trupit te viktimes.

Informacioni nga policia 

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY