Tre ditë pa drita/ Këto janë zonat në Tiranë ku do të stakohet energjia elektrike

Ndaje

OSHEE ka njoftuar se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datat 25 deri 27 tetor.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, pa drita në orare të caktuara nuk do të kenë pjesërisht Unaza, zona pranë ish-Stacionit të Trenit dhe përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim, data 25-27 Tetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 25-27 tetor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura

25 Tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Ibrahim Buzhiqi”,  “Besim Daja”, “Hysen Zhura”

26 Tetor

09:00-15:00

Unaza pjesërisht, pranë ish Stacionit të Trenit

27 tetor

10:00-13:00

Biznese nga Megateg, përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje