Plas sherri LIVE/ “Shkon me poture në Bruksel”, Rama – Mustafa Nanos:...

Plas sherri LIVE/ “Shkon me poture në Bruksel”, Rama – Mustafa Nanos: Edhe ti shikon nga…

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, është përplasur ashpër me analistin Mustafa Nano.

Gjithçka nisi rreth qëndrimit të gazetarit në karrige, ndërsa më pas përfundoi te poturet e kryeministrit në Bruksel.

Debati në studio:

Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës

Edi Rama: Po pse kështu?

Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria

Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania…

Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi

Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë?

Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh?

Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.

Mustafa Nano: Dëgjo…

Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel, të merresh me poturet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY