I dyshuar për vrasjen e kushëririt, zbardhet dëshmia e të riut, hetimet...

I dyshuar për vrasjen e kushëririt, zbardhet dëshmia e të riut, hetimet përqëndrohen tek konfliktet për drogën

52
0
Shares

26 vjeçari Marash Arraj, prej dy ditësh është i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të xhaxhait. I riu dyshohet se është personi që ka qëlluar dy herë me kallashnikov mbi Lazër Arraj, 55 vjeç, në momentin që po kthehej nga fshati i lindjes për në qytetin e Shkodrës.

Sot gjykata vendosu arrest me burg me afat 40 dite per të riun. Ndonëse ai i ka mohuar akuzat drejtuar ndaj tij, prokurria dyshon vetëm tek ai duke qene se ai eshte i vetmi qe ka dijeni mbi ngjarjen.

Unë kam qenë duke u kthyer me kushëririn, pasi kemi ngarkuar prodhimet e dimrit për t’i nisur drejt Shkodrës. Unë kam kaluar përpara, duke ecur në këmbë drejt shtëpive që kemi në fshatin Palaj dhe e kam lënë mbrapa kushëririn. Pasi kam ikur, janë dëgjuar krismat. Më pas jam kthyer për të parë se çfarë po ndodhte dhe e kam gjetur të vrarë kushëririn. Nuk e kam vrarë unë, nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje dhe nuk e di as se kush mund të jetë autori, sepse nuk kam parë asnjë njeri”, mësohet të ketë thënë 26-vjeçari gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Shkodrës.

Panorama shkruan se një prej pistave që Policia e Shkodrës ka rreth kësaj vrasjeje të ndodhur, është një konflikt i ndodhur për disa parcela droge në fshatin Palaj. Muajt e fundit, pas disa aksioneve të Policisë janë asgjësuar rreth 1 mijë rrënjë kanabis sativa.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY