I dënuari në Itali për skllavëri e shfrytëzim prostitucioni, policia e kap...

I dënuari në Itali për skllavëri e shfrytëzim prostitucioni, policia e kap në Fier

41
0
Shares

Një 46-vjeçar fierak në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, ai  arrestua në vendlindjen e tij, në fshatin Radostinë Vadhizë gjatë një operacioni mbrëmjen e djeshme. Renard (Krenar) Dashi është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga një gjykatë në Itali për veprat penale “skllavëri e shfrytëzim prostitucioni”.

“Dashi shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”,”-njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY