FOTO/Gratë e unazës në protestë: Gishti i mesit nuk i ka hije...

FOTO/Gratë e unazës në protestë: Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-së

196
0
Shares

Gratë e Unazës së Re kanë dalë në protestë në kryeqytet kundër ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt pas gjestit fyes që ai bëri kundra protestuesve të Unazës së Re duke iu treguar gishtin e mesit.

Me pankarta në duar, gratë e unazës së re kërkojnë që ai të ikë nga Shqipëria. Grate jane mbledhur jashte godines ku po mbahet konferenca mesdhetare e OSBE.

Lidhur me këtë gjest të turpshëm, ambasadori u mjaftua vetëm me një ndjesë në rrjetet sociale.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, thoshte ambasadori.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY