E vendosur për të mos e njohur komisionin, opozita mbledh grupin e...

E vendosur për të mos e njohur komisionin, opozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore

28
0
Shares

Partia Demokratike ishte e vendosur ditën e djeshme, kur tha se nuk e pranon komisionin e ngritur nga mazhoranca për reformën zgjedhore.

Burime nga selia blu, bejne me dije se PD bashkë me opozitën e bashkuar, do të punojë më vete për këtë çështje.

Ky grup pune do të drejtohet në nivel politik nga Gazmend Bardhi, ndërsa do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë opozitare jashtëparlamentare.

Ndërsa anëtarë do të jenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa si dhe Arben Ristani. Ndërkohë, të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune, ku LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 perfaqësues dhe PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1.

PD deklaroi se opozita nuk e njeh komisionin për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër, maxhoranca dhe opozita parlamentare do të mbledhin sot komisionin e Reformës Zgjedhore.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY