DETAJE/39 emigrantët vdiqën në kontejnerin frigorifer ku temperatura shkoi -25C

DETAJE/39 emigrantët vdiqën në kontejnerin frigorifer ku temperatura shkoi -25C

55
0
Shares

38 të rritur dhe një adoleshent ngrinë deri në vdekje teksa po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar me anë të një kamioni.

Ekspertët, sipas Daily Mail, dje thanë se temperatura brenda njësisë së rimorkios në frigorifer, për të cilën thuhet se zakonisht do të bënte transport biskotash, mund të ketë qenë e ulët afërsisht -25C.

Emigrantët u mbyllën brenda për të paktën 15 orë nga koha kur u hap dera në një një zonë industriale në Essex në orën 1.40 të mëngjesit të djeshëm.

Shoferi i kamionit, i identifikuar si Mo Robinson, 25 vjeç, nga Portadoën, County Armagh, u arrestua me dyshimin për vrasje të mërkurën.

I dyshuari ndodhet në paraburgim. Ndërkohë policia ka bastiur dy shtëpi të lidhura me 25-vjeçarin e arrestuar, një në Markethill, Qarkun Armagh dhe një tjetër në Laurelvale.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha se kishte dërguar oficerë për të ndihmuar dhe identifikuar çdo grup të krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY