“Ciao a tutti”, dorëhiqet drejtori i Portit Durrës, lajmërimin e jep vetë...

“Ciao a tutti”, dorëhiqet drejtori i Portit Durrës, lajmërimin e jep vetë në ‘Facebook’

35
0
Shares

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.Tare mori detyrën e drejtorit të Portit në muajin dhjetor të këtij viti.

Eshtë vetë Tare që ka bërë të ditur vendimin, ndërsa shton se dorëheqjen e dha për motive personale.

Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, tha Agron Tare në postimin e tij në ‘Facebook’.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY