Përgjimet/Gazetari i BILD nxjerr “blof” Ramën: Nuk ka bërë asnjë denoncim ndaj meje dhe gazetës

Ndaje

Me zhvillimet e fundit, duket sikur përgjimet nga gazeta BILD janë harruar, por e vërteta èshtë se ato nuk mund t’i bëjnë dredhi aspak pasi janë fakte të konfirmuara dhe të regjistruara për shitblerjen e votave.

Kryeministri Edi Rama asokohe filloi sulmin ndaj medias gjermane, duke marrë dhe guximin ta padiste. Gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Peter Tiede në një komunikim ekskluziv për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës ‘Bild’, dhe që kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, per t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për vërtetësinë e akuzave.

Megjithatë sipas Tiede, një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykate ndaj tij apo ‘BILD.

“Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, një letër me dengla në të cilën thuhej se kryeministri nuk ka qenë kurrë në lidhje me krimin apo mafian, që votat nuk janë blerë.

 Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë… Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur. Nuk ka asgjë ndaj meje dhe as ‘Bild’-it në gjykatë apo ndokund tjetër”,-ka thënë ai.

K.B/DRONI.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje