Vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, policia bie në gjurmët e autorit

Vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, policia bie në gjurmët e autorit

60
0
Shares

Mësohet se policia  ka zbuluar vrasësin e 55-vjeçarin Lazër Arraj dje në fshatin Shosh të Shkodrës.

Viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave. Kanë qënë nipërinjtë e tij të cilët e kanë gjetur të shtrire ne rruge 55-vjeçarin.

Trupi i Arrajt u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se është qëlluar dy herë në trup. Arma e krimit rezulton se ka qenë një kallashnikov.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Eshtë qëlluar me automatik dhe më pas autori u largua në drejtim të paditur”-thonë burimet.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY