“Viktima ka 2 plumba në trup”, policia arreston kushëririn e 55-vjeçarit në...

“Viktima ka 2 plumba në trup”, policia arreston kushëririn e 55-vjeçarit në Shkodër, shoqëron dhe dy persona të tjerë

79
0
Shares

Pak më herët raportuam se policia kishte rënë në gjurmët e autorit pas vrasjes së 55-vjeçarit në Shkodër.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin, ndërsa detaje të tjera priten në vijim lidhur me shkaqet e vrasjes.

Viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave. Kanë qënë nipërinjtë e tij të cilët e kanë gjetur të shtrire ne rruge 55-vjeçarin.

Trupi i Arrajt u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se është qëlluar dy herë në trup.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY