“Europa e refuzoi”, Basha i përgjigjet Ramës duke cituar Merkel, Macron dhe...

“Europa e refuzoi”, Basha i përgjigjet Ramës duke cituar Merkel, Macron dhe Rutte: Koha ta refuzojnë shqiptarët

50
0
Shares

Lideri demokrat Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me të njëjtën gjuhë, duke i sjellë në vemendje deklaratat e liderëve të tjerë të BE lidhur me negociatat. Ai ka marrë deklaratat e Merkel, Macron dhe kryeministrit të Holandës.

Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë…

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 22 octobre 2019

Tekstet e plota të liderve: 

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel: Shqipëria nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.”

Presidenti i Francës, Emanuel Macron: Shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim.

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte: Pyesim veten sa progres është arritur dhe me Shqipërinë kemi më shumë shqetësime.

“Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa ka shkuar progresi në Shqipëri dhe, pikërisht këtu, kemi më shumë shqetësime.”

Tytti Tuppurainen, Ministre e Finlandës për Çështjet Europiane: Diskutuam edhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

“Përdorëm të gjitha mundësitë për t’i ofruar diçka Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe ndarjen e dy vendeve, sepse shumica ishin të parimit se vendet duhen vlerësuar në bazë të meritës.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY