Alarmoi një fshat të tërë me breshëri kallashnikovi, arrestohet një person në...

Alarmoi një fshat të tërë me breshëri kallashnikovi, arrestohet një person në Krujë

59
0
Shares

Një 47-vjeçar nga Derveni i Krujës ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, A.S ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë lajmëruar Policinë. Sapo ka mbërritur furgoni i policisë, A.S ka lëshuar armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar nga policia.

Policia i sekuestroi edhe kallashnikovin me disa fishekë luftarakë.

Dosja e A.S. i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY