Prokuroria kërkoi 35 vite burg, shtyhet vendimi për nusen që helmoi vjehrrën

0Shares
0

Shtyhet vendimi për Marjana Cmetën. Shkak është bërë mungesa e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues. Ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare dhe Prokuroria kerkoi 35 vite burg. Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje