“Më ndihmuan qentë, ishte 500 kg”, Bariu tregon tmerrin që përjetoi kur...

“Më ndihmuan qentë, ishte 500 kg”, Bariu tregon tmerrin që përjetoi kur u sulmua nga ariu

241
0
Shares

Ekrem Onuzi është bariu i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës. Burri ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga spitali i Traumës në Tiranës.

Fatmirërisht, Onuzi shpëtoi pa dëmtime serioze. Në një prononcim për FaxNews ai ka treguar se sulmi ndaj tij nuk ka zgjatur shumë dhe e gjitha falë qenëve të stanit që i erdhën menjëherë për ndihmë. Gjithashtu 45-vjeçari nuk ka lënë pa përmendur faktin që shërbimi i ambulancës nuk i ishte përgjigjur.

“Sapo iku iu fala Allahut së pari, dhe pastaj qenëve. Thirra familjarët që të më vinin për ndihmë. 127 nuk mu përgjigj. Erdhi një shok e më mbajti në shpinë. Të gjithë bashkëfshatarët më erdhën, i morën të gjithë në telefon. Jo e kemi helikopterin me shërbim më thoshin. Isha i tronditur se më kapi në befasi, ishte diku tek 500 kilogram. Sulmi nuk zgjati shumë, se më ndihmuan qentë. Telefonin ma hodhi nga 4-5 metra larg. E kapa duke u zvarritur. I pashë vetë tre qentë që iu hodhën në kokë,”-tregoi bariu.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY