Maliqi vë në shënjestër Ramën: Kjo është java e tij e zezë,...

Maliqi vë në shënjestër Ramën: Kjo është java e tij e zezë, s’ka as Parlament, as mbledhje komisionesh

79
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi nuk i ka kursyer sulmet e tij dhe këtë fillim jave për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se e pret java “e zezë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi parashikon që kjo javë të mos ketë as parlament dhe as mbledhje komisionesh, per shkak të situatës së krijuar me dështimin e negociatave.

Teksa shkruan se Rama nxiu vendin me korrupsion, drogë, varfëri, papunësi, shpopullim, shantazhe e kërcënime, deputeti i kërkon të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mesazhi i Maliqit:

Te dashur miq,

Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s’do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.

Rama urgjent te dorehiqet, vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY