VIDEO/”Negociatat, dështimi personal i Edi Ramës”, Kryemadhi: Kryeministri të japë dorëheqjen

VIDEO/”Negociatat, dështimi personal i Edi Ramës”, Kryemadhi: Kryeministri të japë dorëheqjen

30
0
Shares

Ka reaguar dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, një ditë pasi Europa i dha përfundimisht “JO”, hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Teksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi. Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave.

Shqiptarët ja kanë dalë ta bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj të larta demokratike dhe ekonomike, ndaj dhe e mbështesin masivisht projektin e Europës së Bashkuar. Por shqiptarët e kanë gjithashtu shumë të qartë që pengesa e vetme për këtë ëndërr dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian është Edi Rama. Dështimi i Edi Ramës është individual, është personal, është i fokusuar vetëm te ai sepse ai zgjodhi që të ndërtojë të ardhmen e tij mbi atë të shqiptarëve, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata, zgjodhi ti grabisë ata, zgjodhi tu prishë qetësinë familjare atyre, zgjodhi që të detyroi me qindra dhe mijëra shqiptarë që të largohen nga Shqipëria, për shkak të tokës së djegur që ndërtoi Edi Rama”,- u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi konferencë për shtyp

Monika Kryemadhi konferencë për shtyp

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 19 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY