Lajme të mira nga shkencëtarët, zbulohet vaksina kuruese e kancerit të gjirit,...

Lajme të mira nga shkencëtarët, zbulohet vaksina kuruese e kancerit të gjirit, ja kur del në treg

56
0
Shares

Shkenca po përparon dhe avancimet e fundit teknologjike mund të jenë shpresa e vetme për kurimet e sëmundjeve të këqija.

Shkencëtarët në Klinikën Mayo në Jacksonville, Florida, kanë zbuluar sesi një vaksinë jo vetëm që mund të ndalojë përsëritjen e kancerit, por mund të parandalojë që ato të zhvillohen në radhë të parë.

Vaksina, e cila aktualisht po kalon testime, raportohet se ka ndihmuar për të hequr qelizat kancerogjene në një pacient të kancerit të gjirit tashmë.

Studiuesja e klinikës Mayo, Keith L. Knutson foli për revistën Forbes, dhe tha se do të duhen të paktën edhe 3 vite deri në hyrjen e fazes 3 të vaksinës, ku do të mund të testohen grupe të mëdha njerëzish.

Është e arsyeshme të thuhet se brenda 8 viteve ne mund të nxjerrim në treg një vaksinë që njerëzit mund ta gjejnë në farmaci ose tek mjeku i tyre”, është shprehur ajo.

Sidoqoftë, procesi nuk është i lirë. Sipas hetuesit, një fazë tipike e provës klinike dy mund të kushtojë midis 12 dhe 20 milion dollarë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY