“Ishim në gjumë u ngritëm të tmerruar”, si u rrezikua gruaja me...

“Ishim në gjumë u ngritëm të tmerruar”, si u rrezikua gruaja me tre fëmijë të mitur nga zjarri në Shkozë

48
0
Shares
Foto nga Shkoza Burimi BW

Një zjarr përfshiu një prej banesave sociale në Shkozë në një pallat 5-katësh.  Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, nuk ka patur të lënduar, por kanë rrezikuar jetën një nënë me tre fëmijë.

Gruaja tregoi para mediave se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën. Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.

Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina..kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY