“Çfarë tha Macron që të ‘meritojë’ këtë lumë fekalesh nga rilindasit?!”

“Çfarë tha Macron që të ‘meritojë’ këtë lumë fekalesh nga rilindasit?!”

57
0
Shares

Socialistët përdorën deklaratat e Macron si “argument” për të justifikuar dështimin e negociatave. Presidenti Macron ishte i drejtpërdrejtë teksa shprehej se Shqipërisë i duhej punë me reformat, por nga socialistët kjo u përkthye si problem i Francës dhe Europës.

Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se Franca dhe Macron nuk thanë asgjë që nuk dihej që të meritonin këtë lum fërkalesh nga rilindasit.

Manjani thotë se Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Çfarë tha Macron që të “meritojë” gjithë kët lum fekalesh që lëshojnë rilindasit?! Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.Pa dyshim ju foli në fakt edhe Hahn-ërve, Mogheri-ërve, Junk-erve, Tursk-ërve, Knut-ërve e mutsihave të burokracisë së Brukselit që mbyllin sytë kur duhet ti hapin. Që duhet të japin pasqyrë të qartë të realitetit.

Macron në fakt, tha shumë më pak se çka thënë Parlamenti i Hollandës dhe i Gjermanisë. Qamet më pak!

Kryeministri i Italisë erdhi këtu në Tiranë e tha më shumë sesa Macron. Ai tha se si Edi Rama gënjen sa ka kokën. Edhe ja tha mu në sy e faqe kamerave.

Por Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Franca është njëri prej dy vendeve që themeluan Bashkimin Europian që shohim sot. Pa dyshim që fjala e saj është historikisht po aq me peshë sa fjala Gjermanisë.

Qepini ato hale e kuptoni se nuk na e ka fajin askush, pse pranojmë të mashtrohemi për ditë!Pa u ndarë nga bashkjetesa me mashtrimin nuk ka Europë”,- shprehet Manjani.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY