Blindohet Gjykata e Vlorës, lihen në burg i “rrezikshmi i Selenicës”...

Blindohet Gjykata e Vlorës, lihen në burg i “rrezikshmi i Selenicës” dhe vëllai i tij

95
0
Shares
Tesi Basho

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Tesilvan Bashon dhe vëllain e tij, Stiliano Bashon, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në Selenicë, të Vlorës.

Tesilvan Bashi, akuzohet për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”, ndërsa Stiliano Basho akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

Staliano u arrestua nga policia e Vlorës së bashku me vëllain e tij, Tesilvan Basho, i cili konsiderohet nga policia person me rrezikshmëri të lartë.

Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas”,-deklaroi policia me heret.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY