“Po nuk u hapën negociatat opozita në protestë”, Shehi flet për planet:...

“Po nuk u hapën negociatat opozita në protestë”, Shehi flet për planet: Jemi të gatshëm për zgjedhje që nesër

53
0
Shares

Në intervistën e fundit të Dash Shehit, aleatit të Bashës, në Ora News, kuptuam se opozita do të jetë më aktive nëse këtu nuk hapen negociatat.

Dash Shehi shprehet se një dështim i mundshëm i qeverisë Rama me negociatat të premten do të bëjë që opozita të dalë për protesta.

Dashamir Shehi: Jo do të vijojë, por duhet të fillojë nga e para me një skemë të re politike dhe vendosmëri, tua bëjë të qartë shqiptarëve që sakohë do të jetë ky kryeministër dhe kjo qeveri shpresa e Shqipërisë për Europën është zero. Gjykoj se kemi akoma energji për të ringritur një betejë të madhe. Basha, ne të tjerët pas tij, duhet ta fillojmë betejën serioze, jo për pushtet por për të rrëzuar këtë të keqe të madhe që tashmë u certifikua me vulë europiane.

Opozitari thotë se opozita është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme që nesër, me këtë sistem apo një tjetër, duke u shprehur se janë emergjente.

Shehi: Reforma zgjedhore nuk është gjë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje emergjence për të larguar grupin kriminal të Edi Ramës, 9 reformat që kërkon Bundestagu do të duhet kohë më e gjatë, duhet një faqosje politike për ti bërë.Ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje që nesër në mëngjes, me këtë sistem që është dhe me një tjetër që mund të bëhet që sigurisht duhet të jetë më i mirë. 

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY