DETAJE/”Ngec” sërish seanca për bandën e Shullazit, avokati braktis gjyqin, kërkohet largimi...

DETAJE/”Ngec” sërish seanca për bandën e Shullazit, avokati braktis gjyqin, kërkohet largimi i gjyqtares

48
0
Shares

Ka disa herë që seancat ndaj bandës së Shullazit nuk ecin duke kèrkuar vetëm shtyrjen e saj. Sot, ka patur debate të ashpra në seancën e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, ku pritej nisja e procesit gjyqësor në Apelin e Krimeve të Rënda.

Që në nisje të procesit, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.

Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli që avokati te braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.

Probleme ka patur dhe me të pandehurin tjetër. Faxweb shkruan se Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëxuar penalisht Gilmando Danin e të vellain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.

Në përfundim gjykata vendosi ti caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e rradhës do të mbahet më datë 28 Tetor ora 11.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY