DETAJE/Lirohet para kohe vëllai i Alketa Vejsiut, çfarë vendosi Gjykata

DETAJE/Lirohet para kohe vëllai i Alketa Vejsiut, çfarë vendosi Gjykata

534
0
Shares

Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur, Alketa Vejsiu, ka arritur të marrë lirinë një vit pas arrestimit në Lezhë, raporton Faxweb.al

Pavarësisht se Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun me gjashtë vite burg, që i konvertoheshin më pas në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg.

‘’Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane”, njofton Gjykata e Lezhës në vendimin e saj.

Vëllai i Alketës u arrestua gjatë operacionit “Telekomanda” zhvilluar në Lezhë një vit më parë, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Vëllai i saj u arrestua gjatë operacionit “Telekomanda” zhvilluar në Lezhë, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY