Çështja bëri bujë pas ndërhyrjes të Braçes dhe Ramës, del nga burgu...

Çështja bëri bujë pas ndërhyrjes të Braçes dhe Ramës, del nga burgu ish-kreu i Kadastrës në Durrës

56
0
Shares

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në masën “detyrim paraqitje” Liridon Pulën, ish-kreun e Kadastrës së Durrësit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë dha si masë shtrënguese për Pulën arrest me burg. Cështja e Liridon Pulës mori vëmendje të madhe për shkak të përfshirjes së kryeministrit dhe zv.kryeministrit.

Liridon Pula u arrestua disa ditë më parë, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas hetimeve të nisura nga Prokurori Arian Ndoja. Ndërkohë që ky i fundit u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj Pulës.

Zv.kryeministri Erion Braçe ndoqi seancën e parë gjyqësore në Durrës ku Pula u la në mase arresti me burg. Braçe tha se është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizoje pallate monstruoze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qene nën presionin e banditeve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Kurse PD nga ana tjetër e konsideroi Pulën të korruptuar, ndërsa Kryeministrit Rama i kerkonte te bente publike emrat e personave ndaj të cilëve prokurori Ndoja punonte.

K.B/DRONI.al

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY