FOTO/”Prishje pazaresh”, Artan Hoxha: Marsida është në rrezik, ajo e di motivin...

FOTO/”Prishje pazaresh”, Artan Hoxha: Marsida është në rrezik, ajo e di motivin e vërtetë për ngjarjen

106
0
Shares

Marsida Qatja rrezikon të dënohet me burg, kjo për sasinë e kokainës që iu gjet në banesë natën kur ndodhi perplasja mes Dritan Hoxhollit dhe Bledar Toçit.

Prokuroria e ka zyrtarisht në hetim 31-vjeçaren, ndërsa kjo e fundit ka dhene dhe dëshmi kontradiktore, ndryshe për mediat dhe ndryshe për policinë.

Prokuroria ka kërkuar si masë sigurie për Marsida Qatjan, ‘detyrim paraqitje’ por për këtë do të vendosë gjykata në ditët në vazhdim.

Gazetari investigative Artan Hoxha ka bërë një deklaratë tronditëse, ku është shprehur se ngjarja në Kavajë nuk ka të bëjë me një ‘histori pasioni’ por me prishje të pazareve.

Sipas tij Marsida Qatja është në rrezik. Madje kohëve të fundit, po qarkullon një foto ne rrjetet sociale, ku shihet viktima me ish-policin bashkë në tavolinë dhe burime anonime thonë se ata dikur kanë qene miq, por janë prishur per punë pazaresh.

Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur”, tha Artan Hoxha.

*Fotoja me poshte shkeputur nga një faqe ku jepen informacione nga qytetarët, por janë të pakonfirmuara dhe jo zyrtare. Ne po i sjellim si rrjedhojë e asaj që flitet dhe nga gazetarët.

Keto te dy ishin shoke… Nje vrasje e kryer per larje hesapesh per motive droge po duan me ngulm ta kthejn ne vrasje…

Publiée par Buletini Kavajes sur Mardi 15 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY