Arrestimi i Tesi Bashos, të rrezikshmit të dënuar për vrasje, u denoncua...

Arrestimi i Tesi Bashos, të rrezikshmit të dënuar për vrasje, u denoncua disa herë publikisht nga Berisha

252
0
Shares
Tesi Basho

Personi i arrestuar nga Policia, Tesi Basho, është denoncuar më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Më 21 maj, në adresë të Berishës, qytetari dixhital denonconte faktin se Basho, edhe pse në kërkim nga shteti italian, bëri dasmë nën mbrojtjen e policisë.

Tesi Basho, i shume kerkuari qe beri dasmen ne mbrojtjen e policise, eshte i denuar perjete per vrasjen e dy italianeve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj te djeshem desha te shtoj se Tesi Basho qe u martua dhe beri dasem nden mbrojtjen e policise eshte arratisur nga burgu ne Itali. I denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e dy italianeve. Shetit i lirë neper Vlore. Ne Selenice bashke me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit te gjithë Vlores. Policia ne Selenic eshte e terorizuar nga banda. Qe ka kontroll ne te gjithe zonen. Askush sflet. Grabitjet pasojne njera tjetren. Drejtoria e policisë se Vlores ka dijeni per kete situat. Por askush nuk vepron. Terron diten dhe naten ne gjithe Selenices”, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Gjithashtu dhe ne nje mesazh tjetër dalin sërish detaje mbi të dhe faktit qe ai ishte i lirë dhe pse ishte i rrezikshëm.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Bashkepunim i narkopolicise me vrasesin! Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Doktor Berisha.

kam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte. Me urdher nuk u lejua te behej publike.

Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Santilin. Tesi është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY