Telefonatë nga burgu, gjyqtari në Korçë alarmohet pasi merr mesazhin për bombën...

Telefonatë nga burgu, gjyqtari në Korçë alarmohet pasi merr mesazhin për bombën në makinë

46
0
Shares

Një gjyqtar në Korçë është alarmuar pasi mori nje mesazh ne telefonin e tij për një bombë.

Dyshohet që alarmi është dhënë nga një telefonatë e cila ka njoftuar gjyqtarin se në makinën e tij është vendosur një bombë.

Mësohet se telefonata është bërë nga burgu. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet.

Policet që janë rreth e rrotull Gjykatës së faktit të Shkallës së Parë kanë fikur telefonat për çështje sigurie.Gjithashtu mësohet se do bëhet nga ana e tyre një plasje e kontrolluar e pakos së dyshimtë në mjet.

Makina i përket gjyqtarit Markelian Kuqo i cili gjate karrierës së tij ka pasur shume çështje të rëndësishme dhe të diskutuara.

(K.B/DRONI.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY