Në hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t, akuza që rëndon ndaj tij

Në hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t, akuza që rëndon ndaj tij

87
0
Shares

Ish-kreu i ALUIZNI në Elbasan, është vënë nën hetim, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. 36-vjeçari Andon Lapa me banim në Sarandë, është arrestuar këtë të hënë.

Policia bën me dije se Lapa, me detyrë ish-drejtor i Aluiznit në Elbasan, është arrestuar i akuzuar për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Kjo pasi në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Shtetasi  A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet per veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”.

Gjithashti eshte proceduar edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY