Grabitja në Korçë, të moshuarit tregojnë tmerrin e përjetuar, sa ishte shuma...

Grabitja në Korçë, të moshuarit tregojnë tmerrin e përjetuar, sa ishte shuma që u mor

225
0
Shares

Një çift të moshuarish janë grabitur mbrëmjen e djeshem duke përjetuar tmerr dhe panik, teksa iu morën një shumë e madhe parash.

Ngjarja u shenua mbremjen kësaj të hëne në lagjen nr.3 të Korçës. Bazuar në dëshminë e të moshuarve, kanë qenë dy persona të maskuar dhe me armë ata që i kanë grabitur dhe goditur.

Në banesën e të moshuarit Foni Rapo rreth 85 vjeç, dyshohet se janë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, teksa çifti jeton vetëm pasi të afërmit i kanë në emigracion.

Ishim duke ngrënë darkën. Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futen nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë, ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin ‘lekët, lekët’. Thoshin se jemi nga Elbasani. Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën dhe më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojmë të kapen autorët“,- u shpreh i moshuari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY