Sarandë, fqinjët alarmohen dhe njoftojnë policinë, gruaja gjendet e pajetë në banesë

Sarandë, fqinjët alarmohen dhe njoftojnë policinë, gruaja gjendet e pajetë në banesë

81
0
Shares

Një grua është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në Sarandë. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme.

Viktima, është identifikuar si Lefteri Talo, 80 vjeçe. Gjithçka u zbulua, pasi e moshuara kishte ditë që nuk dilte nga banesa, duke bërë që fqinjët e saj të njoftojmë policinë.

E moshuara e cila jetonte e vetme në apartament, u gjet në banesën e saj në lagjen nr.4. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, ndërkohë që po hetohet për të kuptuar se kur ka vdekur.

Mësohet se gruaja jetonte e vetme, ndërkohë që ishte nënë e dy vajzave, të cilat ishin të martuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY