Nis viti i ri akademik, ministrja me video-selfie: Kemi investuar në të...

Nis viti i ri akademik, ministrja me video-selfie: Kemi investuar në të gjithë Shqipërinë

34
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një videomesazhi i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Këtë herë, ministres i ka rënë ndërmend të flasë dhe për paktin e universitetit, per te cilin nuk kemi dëgjuar qysh prej kohës kur studentët protestonin.

Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin, hapa tè cilat nuk i kemi parë konkretisht.

Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar.

Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja”, u shpreh Shahini.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/522609595182818/?t=0

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY