DETAJE/Kokainë dhe prostitucion në lokalin e natës në Tiranë, kapet pronari me...

DETAJE/Kokainë dhe prostitucion në lokalin e natës në Tiranë, kapet pronari me precedent penalë, zbulohet dhe balerina

74
0
Shares

Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion policor të koduar për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokale nate dhe përshtatjen e tyre për prostitucion.

Burime zyrtare konfirmojnë se janë sekuestruar doza kokainë, pjatë porcelani me mbetje kokaine, letër me mbishkrim dhe aparat celular.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një shtetas (pronari i lokalit), me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

I arrestuar është – I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Pplicia njofton se për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY