Lulzim Basha akuzon ashpër TCH dhe Carlo Bollinon: Vjedhin me Edi Ramën!

Lulzim Basha akuzon ashpër TCH dhe Carlo Bollinon: Vjedhin me Edi Ramën!

114
0
Shares

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka sulmuar hapur këtë të dielë gjatë prezencës së tij në protestën e banorëve të Astirit, pronarin e medias Carlo Bollino si dhe televizionin Top Channel.

I pyetur nga gazetarët nëse gjykon se ka shkelur ligjin duke u bërë pjesë e bllokimit të trafikut në zonën e Unazës, Basha u shpreh se protestuesit nuk kanë shkelur asnjë ligj pasi protestën e tyre e kanë lajmëruar, por ndryshe ndodh me vjedhjet që bën Rama së bashku me mediat që e përkrahin.

Basha: Ta keni parasysh ju dhe media të tjera qeveritare, siç është Top-Channel, e drejta e protestës është e shenjtë. Banorët kanë njoftuar në mënyrë zyrtare policinë. Report TV paguhet me lekët e qytetarëve. Sepse, ka një kërkesë të banorëve për protestë, e cila është më e rëndësishme . Në të drejtën kushtetuese ka një hierarki vlerash, e drejta e protestës është më e shenjtë se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Carlo Bollinon. Nuk ka kod penal që të ndalojë protestën. Në shkelje të ligjit e të kushtetutës është Rama dhe pronarë të korruptuar medias si Carlo Bollino.

Respekt për ty dhe respekt për çdo gazetar. Të jeni të sigurt se kur të vijë ndryshimi ju do të bëni punën tuaj me rroga dhe të siguruar. Qeveria do ta respektojë punën tuaj  dhe do të bëjë të mundur atë që sot nuk është e mundur, zhvillimin e profesonit tuaj pa të cilin s’mund të ketë demokraci.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY