Basha reagon për arrestimet e dhunshme tek Unaza: Ngjarje si kjo na...

Basha reagon për arrestimet e dhunshme tek Unaza: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

30
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi arrestimet e bëra tek Unaza e Re. Basha shprehet se me shoqërimin e banorëve të “Astirit” Rama ka vendosur të ‘ngecë’ Shqipërinë në hapjen e negociatave, duke ndaluar kështu lirine e shprehjes nga disa protestues paqësorë.

POSTIMI I PLOTE I BASHES:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY