“Shengeni i vogël”, Kurti planifikon takim me Ramën: Dua që Shqipëria ta...

“Shengeni i vogël”, Kurti planifikon takim me Ramën: Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

53
0
Shares

“Shengeni Ballkanik” solli reagime të forta, ku shumë vunë në dukje mungesën e Kosovës dhe kishte nga ato komente që e cilësonin marrëveshjen të dëmshme për raportet mes vendeve të tjera të rajonit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth idesë së ashtuquajturës “Shengeni i vogël”, që u iniciua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla. Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

Duke theksuar se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

E përmendi këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti për AA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY