“Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar” Ish-deputeti: Edhe PD është...

“Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar” Ish-deputeti: Edhe PD është duke e hartuar

107
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, beson fort se Albin Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar, por kjo thotë se duhet të ndiqet dhe nga Tirana zyrtare.

Ai thotë se edhe PD është duke hartuar një strategji të tillë. Mëgjithatë ai është i vetëdijshëm se për bashkimin kombëtar duhet kohë.

Në një intervistë në Ora News, Biberaj kujtoi se PD që në themelimin e saj e ka pasur në programin  politik zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Besoj që zoti Kurti e ka një strategji. Por po kjo strategji duhet të jetë edhe në Shqipëri. Për qeverisjen aktuale nuk mendoj se e ka prioritet. Por me rrotacionin politik dhe ardhjen e PD në qeveri ne patjetër jemi duke punuar një strategji për bashkim kombëtar. Do kërkojë kohën e vet, është një destinacion jo shumë i shpejtë por jo dhe i largët, por duke pasur parasysh dhe integrimin europian. Janë dy procese që ecin paralelisht”,- u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY