Këlliçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të CDU: 9 kushtet e Bundestag, pasqyrë...

Këlliçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të CDU: 9 kushtet e Bundestag, pasqyrë e situatës së rëndë në Shqipëri

46
0
Shares

Përfaqësuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike, gjate gjithë kësaj kohe delikate për vendin, nuk kanë qëndruar pasive, perkundrazi jane aktive ne takime jashtë vendit, hartimin e planeve për zgjidhjen e krizës, pranë kauzave të ndryshme dhe duke u angazhuar fort në një proces pozitiv per integrimin e vendit ne BE.

Belind Kelliç së fundmi ka informuar opinionin publik se ka marrë pjesë ne nje takim shume të rëndësishem, me nje prej miqve, siç e cilëson ai të shqiptarëve, në Gjermani. Takimi me Paul Ziemiak i ka dhene kreut të FRPD-së sinjale pozitive për angazhimin e të rinjve duke u perqendruar konkretisht tek ndihma që Bundestagu Gjerman po jep në procesin e integrimit.

Te dy kane rene dakord, se vendosja e 9 kushteve nga Gjermania, tregon se Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë politiko-sociale.

“Sebashku me Tobias Rüttershoff, Drejtorin e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung ne Shqiperi, sot pata mundesine te takoja mikun tone te vyer, Sekretarin e Pergjithshem te CDU, Paul Ziemiak. Me Paulin diskutuam per situaten aktuale ne Shqiperi, rolin e te rinjve si dhe ndihmen e posacme qe Bundestagu Gjerman 🇩🇪 po jep ne procesin e hapjes se negociatave me vendin tone, permes vendosjes se 9 kushteve te panegociueshme te cilat pasqyrojne me se miri situaten e rende politiko sociale qe po kalon Shqiperia 🇦🇱

Shqiperia Europiane eshte destini yne i pashmangshem 🇦🇱🇪🇺“,-thekson Këlliçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY