DETAJE/Kontrolle të befasishme në Lezhë, sekuestrohet drogë dhe armë

DETAJE/Kontrolle të befasishme në Lezhë, sekuestrohet drogë dhe armë

72
0
Shares

Policia ka zhvilluar disa kontrolle në qarkun e Lezhës  për rritjen e parametrave të sigurisë. Burime zyrtare informojnë se janë sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje.

Gjithashtu janë 3 të arrestuar dhe 2 të proçeduar penalisht. Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proçeduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

Sipas policisë:

U arrestuan në flagrancë shtetasit :
– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit :
– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” . Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY