”Nobel”-i për dikë që mbronte autorin e tmerreve në Europë”, Basha: Është...

”Nobel”-i për dikë që mbronte autorin e tmerreve në Europë”, Basha: Është tronditëse dhe revoltuese

49
0
Shares

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar qëndrimit të shumë personazheve të njohur ndaj fituesit të Nobelit në Letërsi, Peter Hendke.

Ne një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo që ndodhi është tronditëse dhe revoltuese.

20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndëkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”,-shkruan në mesazhin e tij kryeopozitare.

Kujtojmë se Hendke ka mbeshtetur Millosheviçin, ndërsa në reagimin e tij të fundit ai u shpreh falenderues ndaj serbëve dhe vijoi të provokonte duke u shprehur se do të pinte raki dhe verë, pasi e ndjente gëzimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY