Shoqërimet tek “Astiri”/ Klevis Balliu: Arrestimet provokojnë dhunë, nuk duam gjakderdhje

Shoqërimet tek “Astiri”/ Klevis Balliu: Arrestimet provokojnë dhunë, nuk duam gjakderdhje

31
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë tjetër për mediat deklaroi se shoqërimet në polici të banorëve të Unazës së Re vetëm sa provokojnë dhunë.

Balliu tha se banorët nuk duan dhunë, por vetëm dialog. Ai shtoi se nuk mundet që të kthehet sërish diktatura, pasi banorët thjesht janë duke protestuar.

“Arrestimet janë të paligjshme. Arrestimet provokojnë përplasje. Jo dhunës, por dialogut. Pse duhet të ketë arrestime, kur mund të dialogojmë. Banorët nuk kanë punë me policinë, por duan dialog me Ramën e Veliajn. Është arrestuar edhe një gazetar. Janë arrestuar thjesht ose ishin në protestë. Pse duhet të ketë vëllavrasje kur mund të dialogojnë.

Banorët mbrojnë shtëpinë nga ky projekt korruptiv. Rama kërkon përplasje e dhunë e pse kërkon këtë duhet të pyesni kryeministrin. PD nuk bën protesta, por mbështet kauzën e banorëve të Unazës së Re. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i thonë jo dhunës.Nuk do kthehet më diktaturë. Nesër në 6,.30 ka protestë prapë, banorët kërkojnë dialog, Rama do dhunën”, tha Balliu.

Ndërsa, një banor tha se u shoqërua në komisariat dhe i thanë të gjeje një avokat. Ai deklaroi se janë duke u shoqëruar vetëm që t’ju mbyllet goja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY