Nobeli në Letërsi/ Berisha: Fitoi adhuruesi i Mostra e Racizmit, të rishqyrtohet...

Nobeli në Letërsi/ Berisha: Fitoi adhuruesi i Mostra e Racizmit, të rishqyrtohet vendimi

48
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Nobelit, që i jep çmimin më të lartë për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Sipas ish-kryeministrit, Handke është monstër i racizmit, kurse shton se ai është një adhurues i kasapit të Ballkanit Mollosheviçit.

Në fund të reagimit të tij, Berisha i bën thirrje Komitetit të Çmimit Nobel që të shqyrtojë vendimin.

“Një monstër e racizmit Peter Handke, adhurues i kasapit të Ballkanit, mohues i genocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë, një Knut Hamsun i Ballkanit, laurohet me çmimin Nobel.

Kjo është një fyerje e rëndë për qindra mijëra viktima të genocidit të xhelateve Millosheviç, Karaxhixh, Mlladiç.

Iu bëj thirrje autoriteteve të Komitetit te Çmimit Nobel të rishqyrtoje vendimin e tij”, shkruan ish-kryeministri në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY