LAJM I FUNDIT/Sherr për një femër, vritet një person dhe plagoset polici...

LAJM I FUNDIT/Sherr për një femër, vritet një person dhe plagoset polici në Kavajë

110
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Një punonjës i policisë së burgjeve raportohet se ka vrarë me armë zjarri një person tjetër ende te paidentifikuar.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.

Një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh. Në konflikt e sipër polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit si edhe vetë ka mbetur i plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY