“E papranueshme që një nismë Rajonale lë jashtë Kosovën”, PDIU: Shqipëria s’duhet...

“E papranueshme që një nismë Rajonale lë jashtë Kosovën”, PDIU: Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë

48
0
Shares

PDIU ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me liderët e Ballkanit (Serbisë dhe Maqedonisë) lidhur me mini-schengen, e propozuar per t’i dhene liri levizjes se mallrave dhe zhvillimit te tregtisë.

Ne nje reagim zyrtar për mediat, PDIU shprehet se kjo nismë është e papranueshme dhe e panevojshme.

Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të. Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike. Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.” thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDIU shpërndarë mediave.

Deklarata e plotë:
Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme. Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.

Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.
Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.

Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.

Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.

Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.

Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.

Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY