DETAJE/Njolla gjaku dhe rrëmujë në banesë, ish-i dashuri vritet pasi e gjen...

DETAJE/Njolla gjaku dhe rrëmujë në banesë, ish-i dashuri vritet pasi e gjen 31-vjeçaren me 3 meshkuj

271
0
Shares

Njolla gjaku, rrëmujë e gjithçka përmbys, janë këto pamjet brenda banesës në Kavajë, ku një person humbi jetën ndërsa mbeti i plagosur polici i burgjeve. Gjithashtu edhe dera e apartamentit është e dëmtuar dhe e çarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 pas mesnate në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, ku Haxholli kishte shkuar në banesën e ish-partneres së tij, të cilën sipas dëshmive të para nuk e linte të qetë prej kohësh.

Polici Bledar Toci që është plagosur nga Haxholli i ka dalë në mbrojtje vajzës dhe dyshohet se ka qëlluar për vetëmbrojtje Haxhollin, duke e lënë të vrarë.

Në banesë mësohet që përveç Marsida Qatjës dhe Bledar Toçit të kenë qenë edhe dy meshkuj të tjerë, Xhuljo Biturku fqinj i 31-vjeçares dhe Ermir Çela, shok i saj, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Në dëshminë paraprake Marsida Qatja tha se pas telefonatave dhe kërcënimeve që ka pasur nga Dritan Haxholli pasi i kishte dhënë fund lidhjes, kishte kërkuar ndihmën e Bledar Toçit, duke thënë se e ka kushëri. Por në fakt, rezulton se ata nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe është pikërisht xhelozia dhe fakti që e ka gjetur ish-të dashurën me meshkuj të tjerë në banesë që është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Bledar Toçi është i martuar dhe baba i një fëmije, punon Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.

Dritan Haxholli ka shkuar në banesën e Marsidës me automatik dhe ka hyrë me forcë nga dritarja ndërkohë që pas të shtënave nga të dyja palët, Bledar Toçi e la të vdekur në vend 41-vjeçarin. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 16 gëzhoja. Nga kjo përleshje, Bledar Toçi mbeti i plagosur dhe u arrestua nga policia në Spitalin e Traumës për vrasje me dashje, ndërsa në pranga ra edhe vëllai i tij, Bernard Toçi pasi nga kontrolli në banesën e vëllezërve u gjetën doza kokaine.

Në apartamentin e gruas shihet se ka kuti picash të futura në një qese mbeturinash, ndërsa në tavolinën e mesit ka ende ushqim në pjata. Shihen edhe këpucët e një fëmije. Dy fëmijë, Marsisa Qatja i ka me bashkëshortin e parë të cilët jetojnë me familjarët e tij, ndërkohë një vajzë 2-vjeçare e ka me bashkëshortin e dytë, me të cilin vijon të jetë e martuar dhe që aktualisht ndodhet në burg në Gjermani.

Në banesën 2 katëshe me shkallë të brendshme ndodhej edhe vajza e saj 2 vjeçe. Ajo ishte në dhomën e gjumit në katin e dytë të banesës dhe fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim dhe nuk e ka kuptuar ngjarjen pasi ka qenë në gjumë./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY