“Zgjedhorja”/Gjiknuri ftesë PD për mbledhje, Bardhi: Plani ynë në tryezë, shprehuni për...

“Zgjedhorja”/Gjiknuri ftesë PD për mbledhje, Bardhi: Plani ynë në tryezë, shprehuni për 5 pikat

41
0
Shares

Nesër do të mblidhet sërish tryeza për reformën zgjedhore, e cila supozohet te ulë bashkë opozitarët dhe mazhorancën, e vetmja çështje që lejoi një urë komunikimi mes tyre.

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit. Ftesa u drejtua përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.

Menjehere pas kesaj ftese, ka reaguar dhe PD, nepermjet sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi. Numri dy i PD ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet.

“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, ka thënë Bardhi për News 24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY