“Rënia e ekonomisë e paralajmëruar”, Ish-deputetja ngre alarmin pas kritikave të BB-së:...

“Rënia e ekonomisë e paralajmëruar”, Ish-deputetja ngre alarmin pas kritikave të BB-së: Jemi kthyer në një han pa porta

46
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas prezantimit të raportit të Bankës Botërore, e cila ka nenvizuar rrezikun nga PPP-të ku i ka kerkuar qeverisë shqiptare dhe transperencë, pasi lejimi i tyre ka sjellë rënien e ekonomisë.

Sipas Tabakut, kjo rënie ka qene e paralajmëruar, pasi PD e ka denoncuar prej kohësh këtë çështje. Tabaku ka listuar disa prej aryseve, se pse ekonomia ka shënuar  një rritje aspak pozitive, të cilat lidhen me: Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

“Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes”,-shprehet Tabaku.

REAGIMI I PLOTE

Një rënie e paralajmëruar

Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD. Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim. Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë. Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY