“I gatshëm ti nënshtrohem çdo llojë kontrolli mjekësor”, Meta flet për anulimi...

“I gatshëm ti nënshtrohem çdo llojë kontrolli mjekësor”, Meta flet për anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit

28
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i pyetur se si do të veprojë nëse kur të krijohet Gjykatata Kushtetuese, vendos që ta shkarkojë, Meta u shpreh i bindur se nuk e ka shkelur kushtetutën.

Duke folur për anulimin e zgjedhjeve, Meta deklaroi se është i gatshëm ti nënshtrohet çdo kontrolli mjekësor, duke theksuar se vendimi ka qenë i drejtë.

Po ashtu Meta u shprehs e zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe antikushtetuese.

“Së pari duhet të jemi të qartë se Presidnti e ka mbrojtur kushtetutën. Unë nuk ndaloj as Komisionin e Venecias, as OKB as GJK që të çmendet. Të jeni të sigurt se jam në çdo moment i gatshëm ti nënshtrohem çdo kontrolli mjekësor, apo çdo kontrolli tjetër nëse dyshohem se përdor ndonjë doping-u apo ndonjë gjë tjetë. Unë jam shumë i qartë kjo histori ka mbaruar, kushtetuta ja jep vetëm presidentit të Republikës të drejtën për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Kemi parë gazin lotjsellës, zjarrin. Bënin këto të opozitës miting, bënte dhe kryeministri në Berat. Presidenti çfarë mund të bëjë? Ka përpjekjet e tij për dialog. Dekretin u detyrova ta nxjerrë pasi dy palët refuzonin dialogun. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar një përplasje. Dhe mos me thoni që nuk janë vrarë njerëz nga manifestimet. Përgjegjësia ishte shumë e madhe. Si mund të bënim zgjedhje ne me një palë. Nëse nuk do të kishte dalë dekreti, të jeni të sigurt se nuk do të kishte një shpresë se mund të merret një autorizim për çeljen e negociatave.

Këto zgjedhje të njëanshme nuk do të kishte asnjë përspektivë ndryshe. Tani Gjykata Kushtetuese të vendosë për atë çështje. Zgjedhjet kanë qenë antikushtetuese, asnjë gjykatë nuk e ka rrëzuar dekretin e presidentit. Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë të paligjshme. Ajo mund të përcaktojë nëse presidenti ka bërë shkelje ose jo, mund të orjentojë për të ardhmen, por nuk vendos nëse kanë qenë të ligjshme. Kodi kushtetues nuk mbështet zgjedhje pa kandidat”– u shpreh Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY